U dëmtua në ndeshjen kundër Napolit, Barcelona merr lajmin për Lionel Messin

U dëmtua në ndeshjen kundër Napolit, Barcelona merr lajmin për Lionel Messin

09:32, 10/08/2020

Tifozët e Barça mund të jenë të qetë. Leo Messi do të jetë në gjendje të luajë të premten e ardhshme (21:00), kundër Bayernit të Mynihut në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Argjentinasi do të zbresë në fushën e “Da Luz”, pasi ekzaminimet e kryera sot treguan që nuk ka asnjë serioze nga goditja që mori nga Koulibaly.

Qendërmbrojtësi i Napolit, e goditi pa dashje Messin në pjesën e pasme të këmbës, pasi argjentinasi i vodhi kohën, duke fituar një 11-metërsh.

Messi kërkoi ndihmë mjekësore për disa minuta dhe, me kyçin e këmbës ende të lënduar, ai preferoi të mos ekzekutonte penalltinë. Ishte Luis Suárez që e shndërroi atë në gol, duke e vulosur fitoren që në pjesën e parë.

Në pushimin mes pjesëve, Messi u kërkoi shokëve të skuadrës të ruanin qetësinë. Ai preferoi të kthehej në fushë gjatë pjesës së dytë, por ishte shumë i kujdesshëm që të mos lëndohej më shumë, duke qëndruar përgjithësish pasiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco