Martinez te Barcelona! Agjenti i futbollistit përgënjeshtron zërat: Është i lumtur te Inter!

Martinez te Barcelona! Agjenti i futbollistit përgënjeshtron zërat: Është i lumtur te Inter!

09:13, 10/08/2020

“Është i lumtur te Inter”, këto janë fjalët e agjentit të futbollistit argjentinas, Lautaro Martinez.

Sulmuesi 22 vjeçar lidhej me një kalim te skuadra e Barcelonës në Spanjë, mirëpo për agjentin e Martinez, Beto Yaque, këto zëra janë më shumë në media se sa në realitet.

"Transferimi i Lautaro-s është më shumë në media sesa në jetën reale," tha Jaque për “La Figura de la Cancha”.

"Lautaro ka tre vjet me Interin dhe është shumë i lumtur atje ku është.

"Ai ka pasur një sezon shumë të mirë, ka ende Europa League për të luajtur dhe shpresoj që Interi të mund të shkojë deri në fund të këtij kompeticioni," përfundoi Yaque.

Martinez shënoi 14 gola në Serie A ndërsa Interi i Antonio Conte-s përfundoi i dyti dhe një pikë prapa kampionëve të Juventus në sezonin 2019-20.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco