Real Madridi bën ofertë serioze për Dybala

Real Madridi bën ofertë serioze për Dybala

22:46, 09/08/2020

Real Madrid i rikthehet pistës “Paulo Dybala”. Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Manchester City, presidenti i Madridit, Florentino Perez, ka vendosur të përqendrohet përsëri te numri 10 i Juventusit.

Mësohet numri 1 i klubit “merengues”, përmes ndërmjetësve të besueshëm, ka bërë një ofertë tepër serioze për kartonin e argjentinasit: para “cash” plus një kompensim teknik shumë të rëndë, për një vlerësim të përgjithshëm prej mbi 100 milionë euro.

Dy lojtarët që madrilenët do të ishin të gatshëm të sakrifikonin për të arritur tek argjentinasi janë Isco ose Toni Kroos.

Juve, nga ana e saj, nuk kanë ndërmend të privohet nga Dybala, veçanërisht në një moment rindërtimi si ky.

Por, në mënyrë të pashmangshme, situata përfundon duke u lidhur me çështjen e Ronaldos: nëse portugezi vendos të largohet nga Torino, Juve as që do ta çonte ndërmend shitjen e Dybalas.

Perspektivat, gjithashtu për arsye financiare, mund të ndryshojnë nëse CR7 vazhdon me ngjyrat bardhezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco