Do përballen në Champions, ja çfarë shkruan Dinamo Tbilisi për Tiranën

Do përballen në Champions, ja çfarë shkruan Dinamo Tbilisi për Tiranën

21:45, 09/08/2020

Pasi u mësua shorti, ku Tirana do të përballet me Dinamo Tbilisi, që fitoi titullin në Gjeorgji, skuadrat kanë filluar të studiojnë njëra-tjetrën.

Për këtë arsye, skuadra gjeorgjiane nëpërmjet faqes zyrtare, ka menduar t’i prezantojë tifozëve kundërshtarin e tyre në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampioneve.

“Tirana kampione e Shqipërisë, është krijuar si klub një shekull më parë dhe është skuadra më e titulluar në vend. Tirana ka fituar titullin kampion 25 herë, 16 herë Kupën dhe 11 herë Superkupën, teksa së fundmi e fituan titullin pas 11 viteve pritje. Më i miri i skuadrës ishte Majkëll Ngo, i cili realizoi 13 gola.

Argjentinasi Agustin Torasa dhe Elton Kale kanë shkëlqyer në sulm. Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi është gjithashtu i jashtëzakonshëm.

Ekipi drejtohet nga 47-vjeçari Emanuel Egbo.

Dinamo dhe Tirana janë përballur në 2003/2004, kur pasi fitonim 3-0 ndeshjen e parë, eliminoheshim nga penalltitë në ndeshjen e kthimit e cila u mbyll 3-0 në favor të kundërshtarit”, shkruhet në prezantimin e Dinamo Tbilisi për Tiranën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco