Partizani zyrtarizon trajnerin e ri, ja kur do të bëhet prezantimi

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri, ja kur do të bëhet prezantimi

21:10, 09/08/2020

Ashtu siç ishte paralajmëruar, tekniku i ri i Partizanit, Ilir Daja do të prezantohet nesër.

Në një njoftim të fundit të 16-herë kampionëve të Shqipërisë, bëhet me dije se tekniku kryeqytetas do të prezantohet në orën 11:00 në ambientet e hotelit “Arte Boutique” në zonën e Bllokut.

Daja mbylli bashkëpunimin me klubin e Skënderbeut përpara se klubi korçar të mësonte vendimin e Gjykatës Federale për heqjen ose të dënimit 10-vjeçar nga UEFA.

“FK Partizani nesër do të prezantoj trajnerin e ri në ambientet e ‘Arte Boutique Hotel’, ora 11:00”, shkruhet në njoftimin e klubit të kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco