Interi dhe Lazio përmirësojnë ofertën për Marash Kumbullën, Napoli tërhiqet

Interi dhe Lazio përmirësojnë ofertën për Marash Kumbullën, Napoli tërhiqet

20:00, 09/08/2020

Veronës dhe Marash Kumbullës do t’i duhet thjesht të zgjedhin ofertën më të volitshme ekonomike dhe sportive këtë verë, pasi për lojtarin shqiptar është hapur një ankand i mirëfilltë për të siguruar shërbimet e tij.

Napoli është tërhequr, pasi e sheh se lojtari nuk ka interes për t’u transferuar në klubin e De Laurentis, por Interi dhe Lazio po bëjnë një garë të ndezur për të siguruar shërbimet e djaloshit.

Mediat italiane raportojnë se Igli Tare vazhdon të përmirësojë pak nga pak ofertën për mbrojtësin shqiptar.

Edhe pse ai ka folur vazhdimisht me presidentin e Veronës, nuk përmbush ende kërkesat e tij financiare, ndonëse ka çuar shifrat deri në 17 milionë euro, duke ofruar edhe kartonin e Andre Anderson.

Megjithatë, oferta laciale mbetet më e ulët se ajo e Interit, që është gati të paguajë menjëherë 23 milionë euro për ta vendosur mbrojtësin shqiptar nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte.

Palët vazhdojnë të diskutojnë mes tyre, por për momentin, oferta zikaltër duket në avantazh.

Ndërkohë, vetë futbollisti nuk ka shprehur pëlqim mbi njërën skuadër apo tjetrën, i kënaqur që të bëhet pjesë e secilës prej tyre e duke lënë në këtë mes që të jetë klubi ai që do të vendosë, meqë zotëron kartonin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco