Formula 1/ Red Bull i ‘lë targën’ Mercedesit, Verstappen fiton garën e Silverstone

Formula 1/ Red Bull i ‘lë targën’ Mercedesit, Verstappen fiton garën e Silverstone

17:50, 09/08/2020

Për herë të parë në këtë botëror të Formula 1, Mercedesi nuk arrin të fitojë vendin e parë.

Në Çmimin e Madh të 70-vjetorit, në Silverstone triumfoi Max Verstappen me makinën Red Bull.

Holandezi shfrytëzoi më së miri strategjinë e fillimit me një gomë të fortë dhe u paraprin dy pilotëve të Mercedesit, Hamilton dhe Bottas, në finish.

Charles Leclerc i Ferrarit zhvilloi një garë të shkëlqyer, me vetëm një ndalesë, duke e mbyllur në vendin e katërt.

Asgjë e veçantë për Vettel, gjermani u rendit në vendin e 12-të.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, vazhdon të kryesojë Hamilton, me 107 pikë (3 vende të para), i ndjekur nga Verstappen (Red Bull) me 77 pikë, ndërsa Bottas, piloti tjetër i Mercedesit renditet i treti me 73 pikë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco