Paratici shpjegon zgjedhjen e Pirlo-s si trajner të Juventus

Paratici shpjegon zgjedhjen e Pirlo-s si trajner të Juventus

21:05, 08/08/2020

Maurizio Sarri largohet nga drejtimi, Andrea Pirlo emërohet se trajner. Klubi Juventus jetoi një të shtunë të ngarkuar me vendime shumë të rëndësishme.

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, së pari justifikoi shkarkimin e Sarrit në Sky Italia . “Tashmë kemi bërë vlerësimet tona midis nesh, nuk është një  ndeshje që vendos fatin e një trajneri. Vlerësimet vijnë nga një sezon” .

Më pas Paratici shpjegoi dhe  zgjedhjen e Pirlo-s  si trajner. "Vendimi i Pirlo është një vendim shumë i natyrshëm, një vendim i Juventus, në kuptimin që, siç thamë pak më shumë se një javë më parë, është një djalë që ka qenë me ne, ai gjithmonë ka qenë në kontakt me ne, në mjedisin tonë”, tha Paratici.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco