VIDEO/ Drita  - Inter Escaldes, gjilanasit e mbyllin në avantazh pjesën e parë

VIDEO/ Drita - Inter Escaldes, gjilanasit e mbyllin në avantazh pjesën e parë

20:33, 08/08/2020

Është mbyllur pjesa e parë midis Dritës dhe Inter Escaldes, e vlefshme për fazën paraeliminatore në Ligën e Kampioneve.

Skuadra kosovare po fiton me rezultatin 2-1 ndaj ekipit nga Andorra

Drita e nisi shumë mirë ndeshjen kundër Escaldes, duke e dominuar totalisht lojën në 20 minutat e para.

Në minutën e 21’, Xhevdet Shabani realizoi një super gol për të kaluar Dritën në epërsi.

Megjithatë, goli i Shabanit sikur i dha shumë qetësi Dritës, që më pas lëshoi lojën nga kontrolli.

Në minutën e 29’, Emili Garcia shënoi për 1:1, pas një ndërprerje mirë të ekzekutuar nga Escaldes.

Drita arriti të rimerrte kontrollin e ndeshjes, dhe në minutën e 45+3 shënoi për 2:1 me anë të Namanit.

Mbetet të shihet nëse gjilanasit do të arrijnë të mbajnë epërsinë edhe në 45 minutëshin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco