Zyrtare: Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit

Zyrtare: Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit

20:10, 08/08/2020

Andrea Pirlo është njeriu që do të zëvendësojë në stolin e Juventusit, Maurizio Sarrin e shkarkuar pas elimiminit në Champions League nga Lyon mbrëmjen e kaluar.

Klubi i Juventin sapo ka zyrtarizuar ish-mesfushorin si trajner të ri të skuadrës. Një zgjedhje surprizë, pasi për stolin e pankinës bardhezi përfliteshin emra si Mauricio Pochetino, Simone Inzaghi apo Roberto Mancini. Pirlo ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Juventusin (deri në vitin 2022). 

Pirlo sapo ishte emëruar si trajner i skuadrës U23 të klubit torinez, mirëpo presidenti Andrea Agnelli i ka besuar atij postin e trajnerit në skuadrën e parë.

A do të vijë Pirlo si trajner me një lojë aq elegante ashtu si kur ishte lojtar? Kjo është pyetja kryesore që ju vjen në mendje, por për tifozerinë juventine, emërimi i Pirlo-s është tërheqës.

Pirlo ka veshur fanellën e Juventusit në sezonet 2011-2015, 41-vjeçari italian nuk ngurroi të merrte hapin e duhur dhe të fillonte karrierën e tij stërvitore me një nga stampat më prestigjioze në botë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco