Pritet të firmos me Partizanin, Ilir Daja përshëndetet me Skënderbeun: Shpresoj që rrugët tona...

Pritet të firmos me Partizanin, Ilir Daja përshëndetet me Skënderbeun: Shpresoj që rrugët tona...

17:52, 08/08/2020

Ilir Daja nuk është më trajner i Skënderbeut. 53 vjeçari ka përshëndetur për herë të fundit klubin dhe tifozët korçarë përpara se të marrë frenat e Partizanit për sezonin e ardhshëm.

Daja ka dërguar një mesazh falënderues duke veçuar vlerat e qytetarisë korçare si dhe arritjet e realizuara gjatë viteve që drejtoi skuadrën e Skënderbeut, ku shënoi rezultate pozitive dhe në arenën e futbollit europian. Ai pritet të prezantohet të hënën si trajneri i ri i Partizanit.

“Korca me ka bere te ndihem si ne shtepine time, per qytetarine, kulturen dhe respektin qe e kam hasur kudo, si dhe per miqte e shumte qe me kane mbeshtetur ne punen time. Skenderbeu me dha mundesine per te arritur suksese si asnje skuader tjeter, prandaj largimi eshte i veshtire. Nje falenderim special shkon per tifozerine e Skenderbeut, presidentin Ardjan Takaj, stafin tim dhe secilin lojtar vecmas.  Per gjithcka kemi perjetuar bashke, sukseset qe kemi arritur, deshiroj qe rruget tona te bashkohen serish nje dite, per te arritur gjera edhe me te medha, se sa ato te cilat tanime jane shkruar ne histori!”, shkruan Ilir Daja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco