Edison Cavani i thotë 'PO' klubit portugez

Edison Cavani i thotë 'PO' klubit portugez

17:20, 08/08/2020

Edinson Cavani vendosi të largohej nga PSG në fundin e këtij sezoni.

Sulmuesi uruguaian iku si lojtar i lirë, pasi refuzoi të rinovonte me kampionët e Francës.

Për “El Matador” kishin shfaqur interes shumë skuadra të njohura evropiane si, Atletico Madrid, Inter dhe Neëcastle.

Mirëpo përveç klubeve të lartpërmendura në javët e fundit një skuadër e njohur portugeze është futur fuqishëm në garë. Bëhet fjalë për Benfikën, të cilët kërkonin me ngulm të firmosnin me 33 vjeçarin.

Dhe siç duket ja kanë arritur, pasi Cavani i ka thënë “po” Benfikës, raporton e përditshmja “Record”.

Ish-sulmuesi i Napolit ka rënë dokrod me drejtuesit e klubit portugez dhe pritet të firmos një kontratë tre vjeçare me ta.

Ka vetëm disa detaje që lidhen me pagën dhe bonuset që kanë vonuar  nënshkrimin e sulmuesit uruguaian, por të gjitha këeto pritet të përfundojnë shumë shpejt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco