Shkarkimi i Sarrit nga drejtimi i Juventusit, ja kush janë emrat që mund ta zëvendësojnë

Shkarkimi i Sarrit nga drejtimi i Juventusit, ja kush janë emrat që mund ta zëvendësojnë

16:22, 08/08/2020

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit: trajneri Toskan paguan për eliminimin nga Liga e Kampionëve ditën e djeshëm dhe në përgjithësi për një menaxhim jo bindës të grupit, të cilët fituan “Scudetto-n” e nëntë, por me shumë përpjekje në krahasim me atë që mund të parashikohej. Mos të harrojmë humbjen në finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit. Dhe Agnelli që nga sot do të nis kërkimet për trajnerin e ri të skuadrës.

Opsionet e mundshme për momentin të çojnë te Mauricio Pochettino, i lirë pas përfundimit të aventurës me Tottenham, por edhe te trajneri i italisë, Roberto Mancini si dhe te trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, i cili ka kontratë me bardhekaltërit deri në vitin 2021.

Emra të tjerë që po përfliten janë ato të Zinedine Zidane, një tifoz i vjetër i klubit, por edhe Paulo Sousa, një tjetër ish-lojtar i Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco