Me veprimin e fundit Messi shton më shumë dyshimet për kalimin e tij tek Interi

Me veprimin e fundit Messi shton më shumë dyshimet për kalimin e tij tek Interi

14:57, 08/08/2020

Muaj më parë Jorge Messi babai i kampionit argjentinas Leo Messi bleu një shtëpi në Milano në rrugën “Joe Colombo”, shumë pranë rrugës “Viale della Liberazione”, ku ndodhen zyrat e Interit.

Dhe menjëherë tifozat e Interit aluduan se Messi pas mbarimit të kontratës do të jetë pjesë e këtij klubi.

Por tani diskutimet shtrihen dhe për djalin e tij i cili dhe ai ka blerë një shtëpi një nga vendet më ikonike dhe luksoze në Milano.

Fakti që numri dhjetë i Barcelonës ka ndjekur gjurmët e prindërit të tij në Itali është një tregues I mëtejshëm i projektit fantazi i cili së shpejti mund të shndërrohet në një projekt shumë konkret.

Siç është shkruar dhe shumë herë të tjera gjithçka varet nga Leo: kontrata e tij me Barcelonën skadon në 2021 dhe është ai që vendos të mos e rinovoj.

 Suning dhe Inter janë të gatshëm të luajnë kartat e tyre për futbollstin argjentinas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco