Barcelona- Napoli, Messi sekreti anti-koronavirus

Barcelona- Napoli, Messi sekreti anti-koronavirus

13:22, 08/08/2020

Duke filluar nga As dhe deri tek 'Mundo Deportivo' kanë shkruar për blerjen më të re të Leo Messit.

Dhe bëhet fjalë për një dyshek futurist që falë nanogrimcave eliminon çdo koronavirus brenda katër orësh.

Produkti i hedhur në treg nga një komapni spanjolle të paktën sipas atyre që e shesin është 99.84% efektiv në funksionin e tj antiviral dhe antibakterial.

Vlera e këtij dysheku futurist është afërsisht një mijë euro.

Nëse në shtëpinë tuaj vjen një vizitor dhe ju e vendosni që të flerë në dyshekun tuaj dhe zbuloni që ai ishte i infektuar me Covid-19 mos u merakosni sepse brenda katër orëve dysheku i juaj ka eliminuar çdo virus të mundshëm.

Disa modele po ashtu përfshijnë dhe sistem masazhi dhe një mekanizëm të veçantë ngrohjeje për këmbët e ftohta. 

Mbas këtij produkti nuk është i dashuruar vetëm Messi por edhe Colchonero Saul, Kun Aguero dhe miku i ngushtë i futbollistit argjenitanas Cristiano Piccini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco