Inter-Leverkusen, Chelsea shpreson te një favor nga Conte

Inter-Leverkusen, Chelsea shpreson te një favor nga Conte

09:16, 08/08/2020

Në Angli po flitet për sfidën mes Inter-it dhe Leverkusen-it.

Talksport ka shpjeguar se Chelsea do ta shikojë me shumë vëmendje ndeshjen mes gjermanëve dhe zikaltërve. Dhe Blutë shpresojnë në një or nga ish-trajneri Conte.

Në radhët e Leverkusen luan Kai Havertz, objektiv në merkato i londinezëve. Por gjermanët kanë bërë të ditur se nuk do të ulen në tavolinë për të nëgociuar pa mbaruar aventura e skuadrës në Europa League.

“Chelsea duhet të presë akoma për të provuar ta marrë lojtarin nëse Bayer do të arrijë deri në finalen e Europa league”, lexohet në Talksport.

“Megjithatë, Conte, i cili ka fituar një Premier League me Blutë dhe një Kupë të Anglisë, duket se do të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e Havertz”.

“Nëse Inter-i do të eliminojë Leverkusen-in nga Europa League në ndeshjen e 10 gushtit, atëherë negociatat për transferimin e Havertz në Stamford Bridge do të përshpejtoheshin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco