Berlusconi spektakolar, Monza firmos me Këpucën e Artë kroate! I dërgon avion presidencial

Berlusconi spektakolar, Monza firmos me Këpucën e Artë kroate! I dërgon avion presidencial

08:56, 08/08/2020

Monza ka një sulmues të ri: Mirko Maric është bomberi i dytë i zgjedhur për të synuar fitimin e kampionatin të Serie B për sezonin 2020-21 dhe qëllimi për promovimin historik në Serie A…

Gjithçka meritë e Silvio Berlusconit, që duket se ka vendosur ta kthejë Monzan një “lodër luksi” si me Milanin dikur, teksa pasi siguroi disa ditë më parë Christian Gytkjaer nga Lech Poznan (24 gola në 34 ndeshje, golashënuesi i kampionatit Ekstraklasa, ka siguruar edhe një tjetër sulmues me 20 gola e sipër…

Golshenuesi më i mirë në Kroaci, i lindur në 1995, Maric kroat i Bosnjës këtë mëngjes u ngjit në avionin presidencial të vendosur nga Berlusconi të dispozicion për të mbërritur në Itali.

Në Milano do të bëhen vizitat mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës më pas. Në këtë sezon që sapo mbaroi Maric shënoi 20 gola dhe 6 asist në ligën kroate. Në pronësi të NK Osijek, kushtoi 4.5 milion (plus bonuse) për klubin e Berlusconit.

Por, merkato e ëndrrave për Monza nuk ndalon dhe javën e ardhshme pritet Carlos Augusto, i datëlindjes 1999, që luan te Corinthias dhe do të fuqizojë mbrojtjen e bardhekuqëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco