Formula 1/ Mercedes dominon në provat e lira në Silverstone

Formula 1/ Mercedes dominon në provat e lira në Silverstone

19:11, 07/08/2020

Makinat Mercedes kanë dominuar në dy sesionet e para të provave të lira në Silverstone, në kuadër të Çmimit të Madh të 70-vjetorit, që do të zhvillohet të dielën në pistën britanike.

Sesioni i parë shkoi për finlandezin Valteri Bottas, por në sesionin e dytë u shfaq dominues kampioni në fuqi i botës Lewis Hamilton, që la pas shokun e tij të skuadrës me vetëm 0.176 sekonda.

Kohën e tretë më të shpejtë e vendosi në mënyrë surprizë piloti i Renault, Daniel Ricciardo, ndërsa pas tij u rendit piloti i Red Bull, Max Verstappen, i cili gjithashtu tregoi një formë mjaft të mirë.

Vijojnë të zhgënjejnë makinat Ferrari, me Charles Leclerc që vendosi vetëm kohën e shtatë më të mirë me 1.206 sekonda më nga dalë se Hamilton, ndërsa Vettel u rendit i 14-i dhe në fund u tërhoq për një problem në motor.

Nesër do të zhvillohen edhe sesioni i tretë i provave të lira e më pas kualifikueset, që do të përcaktojnë edhe radhën e nisjes së makinave ditën e diel, kur edhe do të mbahet gara e pagëzuar me emrin Çmimi i Madh i 70-vjetorit të Formulës 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco