Jashanica përshëndet Skënderbeun: 7 vitet më të bukura të karrierës, nuk i harroj...

Jashanica përshëndet Skënderbeun: 7 vitet më të bukura të karrierës, nuk i harroj...

14:49, 07/08/2020

Pas 7 vitesh, Bajram Jashanica vendosi ta mbyllë aventurën me Skënderbeun për të firmosur me klubin e Ballkanit në Kosovë.

Përmes një letre të publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi shtatlartë përshëndeti klubin dhe tifozët korçar. Ai shkruan se pa 7 vitesh në Korçë e ka të vështirë të japë lamtumirën.

Jashanica ka qenë njëri prej liderëve të Skënderbeut gjatë këtyre viteve. Ai u kthye në njërin prej lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Pas përfundimit të këtij sezoni ai kërkohej nga Tirana, Partizani dhe Kukësi, por vendosi të firmosë për Ballkanin.

“Faleminderit Korça dhe KF Skënderbeu. Gjithmonë ndarja është e vështirë. Këto 7 vite ishin momentet më të bukura të karrierës sime deri tani dhe unë nuk do i harroj kurrë çfarë kaluam së bashku. Dua të falënderoj në radhë të parë të gjithë shokët e skuadrës, presidentin e ekipit Ardjan Takaj, dhe tifozët korçarë që në çdo moment, të mirë apo të keq, me kanë përkrahur vazhdimisht. Një falënderim të veçantë kam për gjithë trajnerët dhe në veçanti Profesorin Ilir Daja”, shkruan 29-vjeçari Jashanica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco