Zyrtare: Kukësi mbyll bashkëpunimin me një futbollist, sulmuesi rikthehet në Belgjikë

Zyrtare: Kukësi mbyll bashkëpunimin me një futbollist, sulmuesi rikthehet në Belgjikë

13:08, 07/08/2020

Sulmuesi 24 vjeçar, Kristal Abazaj është larguar nga skuadra e Kukësit. Është klubi verilindor që njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin e Anderlehtit, i cili tashmë do të rikthehet te ekipi belg.

Ky është një largim i pritur, pasi ishte paralajmëruar përpara përfundimit të sezonit. Abazaj realizoi 10 gola këtë sezon në kampionat duke formuar një trident të fortë sulmues me Enis Gavazajn dhe Vasil Shkurtajn.

Kukësi ndodhet në proçes transforimi teksa pritet të sjellin akoma lojtarë të rinj për sezonin 2020-2021.

Shkurtaj, Teqja, Avdyli, Krasniqi janë futbollistët e tjerë që janë larguar nga Kukësi.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Kristal Abazaj nuk është më pjesë e skuadrës sonë. Klubi i Kukësit e falënderon Abazajn për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në të ardhmen.

Abazaj erdhi në formë huazimi nga klubi belg i Anderlechtit dhe me fanellën e Kukësit shënoi 10 gola dhe iu besuar një rol i rëndësishëm në skuadër. Faleminderit Kristal!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco