David Silva te Lazio, flet babai i futbollistit: Ai e pëlqen shumë Serinë-A!

David Silva te Lazio, flet babai i futbollistit: Ai e pëlqen shumë Serinë-A!

12:15, 07/08/2020

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, deri sa kundërshtarin në ndeshjen paraeliminatore e mëson më 9 gusht, kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht varësisht shortit.

Babai i David Silvas ka konfirmuar zërat se i biri i tij është shumë pranë largimit nga Manchester City dhe se Lazio do të jetë destinacioni i mundshëm.

Lazio raportohet ti ketë bërë një ofertë tejet tunduese mesfushorit spanjoll, duke i ofruar një pagë të lartë, shtëpi luksoze, avion privat dhe një shofer personal.

Gazeta të shumta italiane kanë raportuar se tashmë dyja palët janë shumë afër kompletimit të marrëveshjes që do ta çonte Silvan te Lazio, pasi karriera e tij me Manchester City-n mbyllet në fund të këtij sezoni.

“David më ka thënë prej një kohë të gjatë se dëshironte të largohet nga Manchester City”, tha Fernando Silva për djalin e tij, i cili ka luajtur që dhjetë sezone në Etihad.

“Unë dua që ai të qëndrojë edhe më tej në Evropë. Unë mund të konfirmoj se ai e do shumë Serinë A dhe do t’i pëlqente me të vërtetë shumë të luante në Itali. Ai më ka thënë se do të luante këtu deri kur t’i mbushë 40 vjeç”.

“Për momentin ka shumë oferta dhe ai do të duhet të marrë vendim, por mua do të më pëlqente shumë nëse ai do të nënshkruante për Lazion, do të ishte një mundësi e madhe për të”.

“Unë e di se ai s’ka shumë gjasa të kthehet në Spanjë, pasi që gjithmonë më thotë ta heq nga mendja idenë se ai do të kthehet në Valencia”.

Sipas “ lalazionsiamonoi”, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, drekoi me vëllain e David Silvës, i cili e vizitoi edhe kampin stërvitor të Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco