Klubi kosovar konfirmon 7 raste me koronavirus

Klubi kosovar konfirmon 7 raste me koronavirus

11:39, 07/08/2020

Shtatë pjesëtarë të klubit të Prishtinës kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kosovare përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. 3 prej të infektuarve janë futbollistë, ndërsa 4 të tjerët pjesëtarë të stafit teknik.

Image

Njoftimi i FC Prishtinës:

Prishtina merr rezultatin e testeve për COVID-19

FC Prishtina dje në mbrëmë ka marrë rezultatet e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptome të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, deri sa kundërshtarin në ndeshjen paraeliminatore e mëson më 9 gusht, kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht varësisht shortit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco