Luajnë në Champions, klubi i Dritës jep lajmin e mirë: Asnjë pjesëtar i skuadrës me COVID-19

Luajnë në Champions, klubi i Dritës jep lajmin e mirë: Asnjë pjesëtar i skuadrës me COVID-19

10:45, 07/08/2020

Drita e Gjilanit, kampionia e saposhpallur ne IPKO Superligën e Kosovës, jep lajmin e mirë para nisjen për në Nyon të Zvicrës, ku do të zhvillojë ndeshjem gjysmëfinale të fazës paraeliminatore të Championsit përballë skuadrës kampione të Andorrës, Inter D’Escaldes.

Të 32 pjesëtarët e delegacionit të “intelektualëve” (futbollistë, staf teknik, mjekësor e drejtues) kanë rezultuar negativë në testin e Koronavirusit.

Fillimisht, IKSHPK kishte miratuar testin negative për thuajse gjysmën e delegacionit, ndërsa për 17 të tjerë u përsërit testi, për shkak të sigurisë, dhe të gjithë ishin “të pastër” sa i përket COVID-19.

Ndeshja me rivalen nga Andorra do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 18:00, pa praninë e tifozëve, në respektim të masave të marra për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.

Kampionia e Kosovës mbetet favorite për t’u kualifikuar në raundin e parë eliminator. Gjithsesi, përveçse Inter D’Escaldes, Drita duhet të eliminojë në finalen e paraeliminatoreve më 11 gusht fituesin e çiftit Tre Fiori – Linfield.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco