Zidane: Bale më kërkoi të mos luante ndaj Manchester City-t

Zidane: Bale më kërkoi të mos luante ndaj Manchester City-t

08:33, 07/08/2020

Në kontratë me Real Madrid deri në qershor të vitit 2022, Gareth Bale duket gjithnjë e më shumë larg spanjollëve.

Uellsiani nuk duket se është pjesë e planeve të Zinedine Zidane. Aq sa për ndeshjen ndaj Manchester Cityt-t në Ligën e Kampionëve të premten në mbrëmje (21:00), 31-vjeçari nuk është thirrur nga tekniku francez .

Një zgjedhje befasuese që “ndezi” menjëherë mediat lokale. Zinedine Zidane pritet me padurim në një konferencë shtypi para ndeshjes.

Dhe Kampioni i Botës me Francën në  vitin 1998 ka qenë shumë i qartë për ish-lojtarin e Tottenham. “Thuhet shumë, ne kemi marrëdhënie të mira personale. Ai preferoi të mos luante. Pjesa tjetër është mes tij dhe meje, ” shpjegoi thjesht ish-mesfushori. Deklarat që ka të ngjarë të bëjnë shumë “bujë”, veçanërisht për këtë zgjedhje të Bale, edhe pse Zinedine Zidane bëri një sqarim të vogël më pas: "ai nuk erdhi për arsye personale. Është një bisedë mes ne të dyve dhe unë nuk do të zbuloj asgjë ”, përfundoi tekniku francez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco