Lazio ofron 18 milionë euro për Vedat Muriqin

Lazio ofron 18 milionë euro për Vedat Muriqin

08:20, 07/08/2020

Vedat Muriqi vijon të jetë një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato.

Një nga skuadrat më të interesuara për bomberin kosovarë është, Lazio e Igli Tares,  të cilët e duan me patjetër në ekip.

Sipas informacioneve të fundit nga italia, një bashkëpunëtorë i Tares është nisur në drejtim të Turqisë, për të negociuar me klubin e Fenerbahces për kartonin e futbollistit 26 vjeçar.

Po sipas informacioneve nga Italia klubi bardhekaltër pritet të bëjë një ofertë prej 15 milionë eurosh plus 3 milionë euro shpërblime në bazë të performacës së lojtarit kosovar.

Fenerbahce aktualisht kërkon më shumë se 20 milionë euro për Muriqin, por do të detyrohet që ta shesë lojtarin për shkak të Fair-Play financiar. Mbetet për tu parë...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco