Bojkot kampionatit nëse Qeveria nuk u plotëson kërkesat, firmosin 10 klubet e Superiores

Bojkot kampionatit nëse Qeveria nuk u plotëson kërkesat, firmosin 10 klubet e Superiores

22:02, 06/08/2020

Të 10 klubet e Kategorisë Superiore përsëritin apelin për qeverinë për të reflektuar lidhur me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani.

Në mbledhjen e fundit me FSHF-në dhe Ligën Profesioniste të Futbollit u konstatua me keqardhje se këto ndryshime nuk u japin zgjidhje kërkesave të 10 klubeve të Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria shqiptare në tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet, sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga Qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Liga Profesioniste e Futbollit vendosi të bojkotojë kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco