Barcelona nënshkruan me talentin brazilian dhe i vë klauzolën 300 milionë euro

Barcelona nënshkruan me talentin brazilian dhe i vë klauzolën 300 milionë euro

19:11, 06/08/2020

Gustavo Maia, futbollit i ri brazilian i lindur në vitin 2001, transferohet nga Sao Paulo te Barcelona.

Klubi katalanas zyrtarizoi marrëveshjen, duke saktësuar se kostoja totale e operacionit është 4.5 milionë euro.

19-vjeçari nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2025, me një klauzolë largimi prej 300 milionë eurosh.

Barcelona kishte paguar 1 milion euro për të patur mundësinë për të blerë Maian dhe tani ka paguar 3.5 milionë të tjera për të përfunduar marrëveshjen.

Maia ka qenë pjesë e Sao Paulos që në moshën 14-vjeçare. Që atëherë ka fituar 7 trofe në të gjitha nivelet.

Sezonin e tij më të mirë sa u përket golave të shënuar e kishte në vitin 2018, pasi shënoi 30 herë në 36 ndeshje.

Maia është grumbulluar në përfaqësueset U-16 dhe U-17 të Brazilit.

Zakonisht luan në krahun e majtë, por preferon ta godasë portën me të djathtën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco