Zyrtare: Kamberi gjen skuadër të re, sulmuesi firmos me klubin zviceran

Zyrtare: Kamberi gjen skuadër të re, sulmuesi firmos me klubin zviceran

15:42, 06/08/2020

Sulmuesi i Shqipërisë, Florian Kamberi bëhet me skuadër të re. 25 vjeçari ka firmosur ditën e sotme një kontratë 3 vjeçare me klubin e St.Gallen në Zvicër.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi zviceran me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Kalimi i Kamberit te St Gallen ishte paralajmëruar prej kohësh në mediat skoceze pasi lojtari kishte refuzuar kontratën 2-vjeçare me Rangers, ndërsa klubi i tij Hibernian nuk pranoi ta inkuadronte për sezonin e ri pasi lojtari deklaroi se kishte realizuar ëndrrën e tij kur kaloi në formë huazimi te  Rangers në janar.

Për Kamberin kishte oferta nga Gjermania dhe Anglia, por sulmuesi vendosi të kthehej në Zvicër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco