Edon Zhegrova refuzon ofertën e ekipit francez

Edon Zhegrova refuzon ofertën e ekipit francez

15:03, 06/08/2020

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka refuzuar ofertën e bërë për të nga klubi i Dijonit.

Klubi francez i ka ofruar talentit 21 vjeçar një kontratë 5 vjeçare, por që nuk është pranuar nga ky i fundit.

Huazuar këtë sezon nga Genk për te Basel, Zhegrova shpresonte të qëndronte te klubi zviceran, por për shkak të mungesës së fondeve, ata nuk ishin në gjendje të ushtrojnë mundësinë e blerjes.

Sulmuesi kosovar është kthyer te ekipi belg dhe nuk dihet akoma se ku do ta vijojë karrierën.

Këtë sezon, Zhegrova koleksionoi 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Basel, ku ka shënuar dhe dy gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco