Willian arrin akordin me Arsenal, ja detajet e kontratës

Willian arrin akordin me Arsenal, ja detajet e kontratës

14:32, 06/08/2020

Mesfushori brazilian, Willian, është drejt largimit nga skuadra e Chelseat, pasi nuk arriti marrëveshjen me drejtuesit e klubit londinez për sa i përket kontratës.

Willian kërkonte kontratë 3 vjeçare, ndërsa drejtuesit i ofruan kontratë 2 vjeçare. Kjo gjë pritet të sjellë dhe ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve, me brazilianin që me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Arsenal, pasi ka pranuar ofertën e këtyre të fundit.

Topçinjtë i kanë ofruar brazilianit një kontratë tre vjeçare me Willian që do përfitojë 100 mijë euro në javë.

Flitej prej kohësh për një interesim të Arsenalit për Uillian, dhe mesa duket palët kanë gjetur akordin mes tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco