Takim mes drejtuesve të Man City-t dhe Napolit për Kalidou Koulibaly

Takim mes drejtuesve të Man City-t dhe Napolit për Kalidou Koulibaly

14:14, 06/08/2020

Pas përforcimit të mbrojtjes, me transferimin e Nathan Ake për një shumë prej 45 milionë eurosh, Manchester City është duke menduar për një “goditje” tjetër në repartin e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për futbollistin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me fanellën e klubit napolitan në kampionatin italian dhe në arenën ndërkombëtare.

Mbrojtësi senegalez pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili u ka kërkuar drejtuesve të ekipit anglez që të bëjnë të pamundurën për transferimin e tij.

Mësohet se këta të fundit, kanë kontaktuar me drejtuesit e Napolit për të pyetur rreth kushteve të transferimit të Koulibaly.

Gjithashtu mësohet se drejtuesit e Cityt dhe Napolit do të takohen në javët e ardhshme, ku mendohet se përfaqësuesit e klubit anglez do t’i paraqesin një ofertë italianëve për Koulibay-n.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco