Do largohet nga Man City, David Silva arrin marrëveshjen me klubin e Serie-A

Do largohet nga Man City, David Silva arrin marrëveshjen me klubin e Serie-A

13:44, 06/08/2020

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, ka arritur marrëveshje për transferim te Lazio, para fillimit të sezonit 2020/2021.

Il Corriere dello Sport raporton se vëllai i ish-mesfushorit të Spanjës ka vizituar qendrën sportive të Lazios, dhe se mesfushori kreativ ka pranuar ofertën.

Raporti zbulon se palët janë duke punuar ende në disa prej kushteve që janë në kontratë, por që janë detaje të vogla dhe që do të zgjidhen shpejt.

Manchester City është duke u përgatitur për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, dhe largimi i Silvas do të ndodh pas përfundimit të kësaj gare.

Pritet që Silva vendimin e tij ta konfirmojë ditën e diel.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco