Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Pritet largimi nga Tirana, Hasani konfirmon bisedimet me klubin kosovar

Pritet largimi nga Tirana, Hasani konfirmon bisedimet me klubin kosovar

13:16, 06/08/2020

Edon Hasani me shumë mundësi do të largohet nga ekipi i Tiranës.

Dëshira e mesfushorit shkodran është të qëndrojë te ekipi kryeqytetas, mirëpo hapësirat e pakta në formacion, e bëjnë më të mundëshëm opsionin e largimit.

Interesim për Hasanin ka patur nga shumë skuadra dhe mediat kosovare ditët e fundit kanë mësuar rreth një interesimi të Gjilanit për të. “Gazeta Olle” ka kontaktuar me fanatazistin dhe ai ka pranuar se ka patur kontakte me Gjilanin dhe klubi ku drejton Gentian Mezani është treguar konkret. Megjithatë, 28-vjeçari shprehet se nuk është përgjigjur ndaj kësaj oferte.

“Po, kam patur bisedime me Gjilanin, por nuk kemi vendosur asgjë. Kam edhe dy opsione për të kaluar jashtë dhe aktualisht jam në pritje. Gjilani ka shprehur interesim konkret. Tani është periudha e merkatos dhe është normale që të kemi bisedime”, mësohet të jetë shprehur Hasani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco