Barça zyrtarizon transferimin e talentit brazilian, i vendos klauzolë 300 milionë euro

Barça zyrtarizon transferimin e talentit brazilian, i vendos klauzolë 300 milionë euro

12:23, 06/08/2020

Drejtuesit e Barcelonës kanë plotësuar të gjitha formalitetet që lidhen me blerjen përfundimtare të Gustavo Mai nga Sao Paulo.

Disa kohë më parë, blaugranët kishin siguruar mundësinë për blerjen e sulmuesit të talentuar, pasi kishin derdhur në arkat e klubit brazilian 1 milion euro, gjë e cila u dha edhe mundësinë e transferimit përfundimtar të 19 vjeçarit.

Mediat nga Gadishulli Iberik dhe Amerika e Jugut kanë raportuar në mënyrë të përsëritur që nga atëherë se operacioni në lidhje me transferimin e Gustavo Mai në Barcelona është afër përfundimit.

Megjithatë klubi katalanas nuk ishte prononcuar asnjëherë në lidhje me këtë temë dhe tashmë që përfunduan të gjitha procedurat doli me një deklaratë zyrtare.

Braziliani ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me ekipin katalanas dhe do të fillojë aventurën e tij evropiane te Barcelona B.

Barcelona pagoi në total 4.5 milionë euro për futbollistin dhe i ka vendosur një klauzolë blerjeje prej 300 milionë euro në kontratën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco