Trajneri i ri Vllaznisë mbërrin në Shqipëri, pritet vetëm zyrtarizimi

Trajneri i ri Vllaznisë mbërrin në Shqipëri, pritet vetëm zyrtarizimi

10:49, 06/08/2020

Një faqe e re po nisë në historinë e klubit të Vllaznisë, pas ardhjes së donatorit, Albano Xhaferri.

Matko Djarmanti është emëruar si Drejtor Sportiv dhe tashmë klubi shkodran është  është shumë pranë gjetjes edhe të trajnerit që do ta drejtojë sezonin e ardhshëm, i cili me shumë mundësi do të jetë me origjinë kroate.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Thomas Brdariç, i cili tashmë ka mbërritur Shqipëri dhe është takuar me sponsorin Alban Xhaferri për të diskutuar nga afër për detajet e kontratës.

Brdariç ka lindur në Gjermani dhe gjatë karrierës si futbollist ka luajtur me skuadra të njohura si Koln, Stuttgart, Hannover 96, Ëolfsburg e Bayer Leverkusen, ndërsa për 8 ndeshje ka veshur edhe fanellën e kombëtares gjermane.

Sa i përket karrierës si trajner, ajo është e limituar në klube të ligave të ulëta të futbollit gjerman, ndërsa ka edhe një eksperiencë të shkurtër te Shkëndija e Tetovës. Nëse arrihet marrëveshja, Brdariç pritet të zyrtarizohet që sot, për të nisur menjëherë planifikimin e skuadrës për sezonin e ri.

Ndërkohë paralelisht klubi shkodran ka nisur kontaktet edhe me disa futbollistë me mjaft eksperiencë në Kategorinë Superiore, pasi dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe të provojnë menjëherë një vend në zonën europiane të renditjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco