Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

'Është e pamundur blerja e Neymar', Bartomeu: Martinez? Flasim pasi të...

'Është e pamundur blerja e Neymar', Bartomeu: Martinez? Flasim pasi të...

09:54, 06/08/2020

Barcelona nuk është dorëzuar ende për transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Konfirmim që vjen edhe nga vetë presidenti i klubit balugran, Josep Maria Bartomeu, i cili në një intervistë të dhënë për “BeIN Sports” është shprehur se për momentin negociatat me klubin e Interit janë ndërprerë, por çështja nuk mund të quhet e mbyllur, pasi do flasin sërish.

“Për Lautaron kemi pasur negociata të hapura me Interin, por për momentin kemi ndërprerë gjithçka. Megjithatë çështja nuk mund të quhet e mbyllur, pasi do të flasim sërish me Interin, kur të përfundojë Liga e Kampionëve”, deklaroi presidenti i klubit katalan.

Pas 3 sezonesh me fanellën e Paris Saint Germain, edhe braziliani Neymar ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona, ku mirëpritet edhe nga një pjesë e senatorëve të skuadrës, por Bartomeu nuk është optimist për një transferim të tillë.

“Paris Saint Germain nuk ka ndërmend ta shesë Neymar dhe për më tepër, nëse e bën, do të kërkojë një shifër të majme parash. Situata ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid-19 nuk është aspak e mirë, ndaj do të jetë e pamundur të paguajmë për kartonin e Neymar”, u shpreh Bartomeu.

Në fund numri një i klubit katalan kritikoi edhe presidentin e Napolit Aurelio De Laurentiis, i cili pak ditë më parë i kërkoi UEFA-s, që ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës të mos e luajnë në “Camp Nou” për shkak të situatës aspak normale të krijuar nga pandemia.

“Nuk jam dakord me atë që ka thënë De Laurentiis. Ai ka arsyet e tij, por na takon neve që të bëjmë gjithçka për t’iu rikthyer normalitetit dhe normalitet është kur skuadra luan në stadiumin e saj. Përgjigjen më korrekte e ka dhënë UEFA, që ka kërkuar zhvillimin e ndeshjes në “Camp Nou’, duke respektuar protokollin e miratuar më herët’, tha presidenti i Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco