Kush është Dan Friedkin, pronar i ri i Romës: Toyota Group, përpjekja për blerjen e klubit në NBA dhe Forbes

Kush është Dan Friedkin, pronar i ri i Romës: Toyota Group, përpjekja për blerjen e klubit në NBA dhe Forbes

09:27, 06/08/2020

Roma i përket Dan Friedkin. Manjati amerikan, bleu klubin italian për shifrën e 590 milionë euro. Fahed Al-Baker, një sipërmarrës Kuvajtian, u tërhoq nga gara për blerjen e ekipit verdhekuq dhe rruga për Friedkin u hap dhee epoka e James Pallotta përfundoi këtë mëngjes.

Po kush është Dan Friedkin? - Dan Friedkin është një sipërmarrës nga Texas i cili drejton "The Friedkin Group", një kompani me qendër në Houston, e cila kryesisht është e angazhuar në shitjen e makinave. Grupi në fjalë është udhëheqës në shitjen e makinave Toyota në Shtetet e Bashkuara, një agjent ekskluziv në pesë shtete federale dhe i aftë të faturojë afro 10 miliardë dollarë në vit nga shitja e veturave. Sipërmarrësi, sipas Forbes, renditet në 187 njerëzit më të pasur në Amerikë dhe 504 në botë dhe ka një vlerë neto prej 4.1 miliardë dollarë. Kompania e tij, e trashëguar nga babai që ndërroi jetë në vitin 2017, ka zgjeruar shtrirjen e saj edhe në biznese të tjera si në sektorin e luksit, veçanërisht në atë të hotelerisë. Nuk është as hera e parë që ai ka provuar të hyjë në botën e sportit, pasi dy vjet më parë ai u përpoq të blinte ekipin e basketbollit që militon në NBA të Houston Rockets, por nuk ia doli, ndërsa këtë herë po.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco