Conte vlerëson skuadrën: Më pëlqeu mënyra si luajtëm. Klubi? Urime për blerjen e...

Conte vlerëson skuadrën: Më pëlqeu mënyra si luajtëm. Klubi? Urime për blerjen e...

09:09, 06/08/2020

Trajneri i Interit, Antonio Conte foli për InterTV pas suksesit ndaj Getafes në Europa League, triumf që i dha edhe kualifikimin në çerekfinale: “ E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por ndonëse një fitore e pisët, më pëlqeu shumë mënyra se si luajtëm. Më në fund po nisim të mbajmë ‘era’ skuadër dhe ky kualifikim ishte një hap i rëndësishëm për ne. Kundër Getafes më pëlqeu fakti se lojtarët janë rritur së tepërmi në grintën që vënë në fushë dhe në dëshirën për të luftuar në çdo top.

Të shkuarit sa më larg në Europë për ne është rruga e duhur për të fituar eksperiencë, por gjithmonë pa i vënë limite vetes. Lukaku? Romelu hyri me shumë vonesë në lojë, iu deshën gati 20 minuta që të gjente ritmin, por kur duhet, ai shënon gjithmonë.

Aksioni i golit ishte fantastik, por më shumë më pëlqen fakti se shoh nga i gjithë grupi që kanë dëshirë të madhe të shkojnë larg në Europë.

Lautaro e Sançez? Ndeshje shumë pozitive, ashtu sikurse më në fund më pëlqeu edhe Erikseni. Dhe nuk po flas për golin e shënuar, por për lojën që bëri. Madje, që të mos të harrojmë, dua të duartrokas klubin për blerjen e Sançezit. Është vërtet një goditje e madhe, por tani të vazhdojmë të bëjmë secili punën e vet, duke nisur nga unë i pari. Dukem më i qetë pas shfryrjes? Po e ritheksoj, unë bëj punën time dhe vazhdoj të jem i bindur tek ajo që bëj. Pastaj, kur shoh që skuadra ime është agresive në fushë dhe dalëngadalë po rigjejmë në ritmet që unë kërkoj edhe lojtarë si Erikseni, është normale që të jem i qetë”, përfundoi Conte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco