Manchester City paguan 44 milionë euro për një mbrojtës

Manchester City paguan 44 milionë euro për një mbrojtës

22:27, 05/08/2020

Pasi evitoi përjashtimin nga kompeticionet europiane në sezonet e ardhshme, Manchester City ka nisur menjëherë fushatën e blerjeve për të përforcuar skuadrën dhe brenda dy ditësh ka zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve.

Kështu dje u njoftua afrimi i parë, që ishte mesfushori spanjoll Ferran Torres, i cili erdhi nga Valencia, ndërsa sot u zyrtarizua edhe mbrojtësi holandez, Nathan Ake, i cili vjen nga klubi anglez i Bournemouth.

Për kartonin e mbrojtësit 25-vjeçar Manchester City ka paguar plot 44 milionë euro, ndërsa mbrojtësi ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Pep Guardiolës për 5 sezonet e ardhshme.

I rritur në klubin e Chelseat, Nathan Ake shpërtheu në skuadrën e Bournemouth dhe me paraqitjet e tij bindi trajnerin Guardiola, i cili zgjodhi holandezin mes një liste me emra si Khalidou Koulibaly e Milan Skriniar.

Kështu në vetëm dy ditë, drejtuesit e Manchester City-t kanë shpenzuar rreth 80 milionë euro, ndërsa mediat angleze raportojnë se ‘citizens” kanë në dispozicion një buxhet më të lartë se 200 milionë euro për merkaton e kësaj vere.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco