Tirana zyrtarizon mbrojtësin e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut

Tirana zyrtarizon mbrojtësin e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut

22:04, 05/08/2020

Klubi i Tiranës ka njoftuar mbrëmjen e sotme afrimin e mbrojtësit nga Maqedonia e Veriut, Kristijan Toshevski, i cili ka firmosur kontratën me klubin kryeqytetas dhe ka bërë edhe prezantimin e zyrtar me fanellën bardheblu.

Futbollisti 26-vjeçar luan si mbrojtës i krahut djathtë dhe pritet të zërë vendin e mbetur bosh nga largimi i Albi Dokës, ndërsa trajneri Egbo do të ketë në dispozicion një futbollist me mjaft eksperiencë.

Kristijan Toshevski është rritur si futbollist dhe ka debutuar te skuadra e Teteksit, ndërsa më pas ka veshur edhe fanellat e Pelisterit e Vardarit, pjesë e të cilit ka qenë në dy sezonet e fundit, ku ka luajtur për 55 ndeshje.

Mbrojtësi është pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, me të cilën ka debutuar më 2017-ën dhe që atëherë është grumbulluar rregullisht, duke luajtur 8 ndeshje në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco