Verratti dëmtohet në stërvitje, rrezikon përballjen e Championsit me Atalantën

Verratti dëmtohet në stërvitje, rrezikon përballjen e Championsit me Atalantën

21:09, 05/08/2020

Telashe për trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel, në prag të ndeshjes së vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së kampionëve përballë Atalantës, pasi përveç Kylian Mbappe, rrezikon të humbë edhe një tjetër yll të skuadrës.

Bëhet fjalë për mesfushorin italian Marco Verratti, i cili është përplasur me një nga shokët e skuadrës në seancën stërvitore të ditës së sotme dhe u është nënshtruar menjëherë ekzaminimeve, ku dyshohet për një problem muskulor.

Klubi parizien nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me dëmtimin e Verrattit, por sipas mediave pranë kampionëve të Francës, duket tashmë shumë e vështirë që italiani të arrijë të rikuperohet për ndeshjen e 12 gushtit përballë Atalantës.

Kështu Tuchel rrezikon që një nga përballjet më të rëndësishme, ta përgatisë pa dy prej yjeve të skuadrës si Mbappe dhe Verratti, mungesa e të cilëve peshon jo pak në skuadrën franceze dhe mund të ndikojë në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco