Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Partizani B ngjitet në Kategorinë e Parë, bie Devolli

Partizani B ngjitet në Kategorinë e Parë, bie Devolli

19:45, 05/08/2020

Partizani B do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Skuadra e Dritan Mehmetit mposhti Devollin në një finale të jashtëzakonshme që prodhoi plot 7 gola pas 120 minutave lojë.

Llanaj vulosi përfundimisht ngjitjen në divizionin e dytë të futbollit shqiptar teksa realizoi golin e artë në minutën e 113-të të ndeshjes.

Sfida nisi në mënyrë spektakolare për ekipin e Dritan Mehmetit, pasi të kuqtë  realizuan dy herë brenda 7 minutave, por devollinjtë gjetën forca dhe arritën të ngushtonin shifrat me penallti në minutën e 21-të.

Portieri Mali u bë hero duke i pritur penalltinë të kuqve, por Devolli nuk diti të përfitonte pasi pati dy raste të pastra për të barazuar ndeshjen.

Juglindorët barazuan pas gati 1 ore lojë me Paulo Ivanin. Skuadra e Fetollarit ia doli të përmbysë finalen duke çarë mbrojtjen e skuadrës së kuqe në minutën e 66-të.

8 minuta nga fundi i kohës së rregullit, Eneo Bitri përfitoi nga dalja e portierit Mali dhe kaloi topin me kokë brenda në portën e Devollit.

Gjatë kohës shtesë të dyja ekipet iu afruan golit, por Llanaj u bë heroi i Partizanit B duke mposhtur Devollin pas 113 minutave lojë sfilitëse.

Të kuqtë kurorëzojnë një sezon fantastik, ndërsa Devolli duhet të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco