Musai në Syri TV: I drejtë vendimi i Ligës për bojkot, qeveria të plotësojë kushtet

Musai në Syri TV: I drejtë vendimi i Ligës për bojkot, qeveria të plotësojë kushtet

18:43, 05/08/2020

Liga e Futbollit Profesionist vendosi sot bojkotimin e kampionatit të ardhshëm.

Ndryshimet ligjore për sportin nuk kënaqin aktorët e futbollit shqiptar.

Pas një mbledhje të gjatë me përfaqësuesit më të lartë të FSHF-së dhe klubeve pjesëmarrëse në Superligë, Liga Profesioniste e Futbollit ka dalë me një vendim drastik, duke bojkotuar sezonin e ri nga 12 shtatori e në vijim deri në plotësimin e kërkesave të reja.

Në lidhje me këtë vendim të marrë në mbledhjen e sotme nga Liga Profesioniste, drejtori i gazeta “Telegraf”, Ëngjëll Musai, foli në emisionin informativ të pasdites në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko.

“Mendoj se Liga Profesioniste e përbërë nga 10 klubet e Superiores ka marrë një vendim të drejtë për të bojkotuar kampionatin e ardhshëm, nëse qeveria nuk i plotëson kushtet që ata kanë vendosur. Liga është ajo që do të kërkojë të drejtat për futbollin në vendin tonë.

Kërkohet një lloj angazhimi dhe mbështetje nga qeveria. Është i vetmi aktivitet që heq stresin dhe t’u japë kënaqësi njrëzve në këtë situatë të rëndë. Aktivitetet e tjera janë mbyllur, ndaj e vetmja zgjidhje është futbolli”, tha ndër të tjera Musai.

Ja cilat janë 4 kërkesat e Ligës Profesioniste

-Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

-Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

-Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco