Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Guardiola e pranon: Jam i dështuar nëse nuk fitoj Championsin

Guardiola e pranon: Jam i dështuar nëse nuk fitoj Championsin

17:22, 05/08/2020

Manchester City po përgatitet për përballjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve me Realin e Madridit, pasi fitoi sfidën e parë me rezultatin 2-1, ndërsa Pep Guardiola “ngre stekën” dhe thekson se synon të fitojë trofeun me “veshë të mëdhenj” me skuadrën angleze.

Në një intervistë të dhënë për transmetuesin “DAZN”, trajneri spanjoll pranoi se nëse nuk arrin të fitojë Championsin, mund ta quajë të dështuar sezonin e tij te Manchester City.

“Duhet ta fitojmë, pasi nuk e di se çfarë ndjej kur shoh që nuk po e fitoj prej disa kohësh. Kam provuar gjatë gjithë viteve që kam qenë këtu, por nuk ia kam dalë. Nëse mund ta luash, mund ta fitosh dhe nëse nuk e fitoj, atëherë mund të them se kam dështuar. Megjithatë fakti që e kam fituar dy herë rresht, nuk më bën një trajner që di më shumë se të tjerët”, deklaroi Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco