Ish-trajneri i Milanit bëhet gati për të marrë drejtimin e ekipit të Serie A

Ish-trajneri i Milanit bëhet gati për të marrë drejtimin e ekipit të Serie A

16:55, 05/08/2020

Marco Giampaolo është takuar me presidentin e Torinos, Urbano Cairo dhe drejtorin sportiv Davide Vagnati, gati për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare.

“Gazzetta Dello Sport” zbulon se Giampaolo do takohet me drejtuesit e Milanit për të zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën me kuqezinjtë, në mënyrë që të firmosë me Torinon.

Ndërsa “Calciomercato.com” raporton se Giampaolo është gati për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, ku do përfitojë 1.4 milionë euro në vit.

Giampaolo ka qenë pa punë që kur u zëvendësua nga Stefano Pioli në stolin e Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco