Kukësi zyrtarizon transferimin e ish-lojtarit të Skënderbeut

Kukësi zyrtarizon transferimin e ish-lojtarit të Skënderbeut

15:46, 05/08/2020

Kukësi është një prej skuadrave më aktive në merkaton e kësaj vere. Klubi verilindor ka zyrtarizuar ditën e sotme përforcimin e tretë për ekipin e Skënder Gegës.

Bëhet fjalë për, Zenel Gavazajn, i cili më parë ka luajtur për Skëndërbeun dhe Lirinë e Prizrenit.

Tani te Kukësi do të luajnë dy Gavazaj, teksa edhe Enis Gavazaj në sezonin e fundit ka qenë pjesë e verilindorëve.

Zenel Gavazaj stërvitej prej kohësh me Kukësin, por thjesht nuk ishte federuar, diçka që ka ndodhur së fundmi dhe tani është një lojtar i skuadrës verilindore.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Zenel Gavazaj

Mosha: 20 vjeç

Kombe?sia: Shqiptar

Gjate?sia: 1.72 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e me?parshme: Liria Prizren, Skënderbeu

Shqipëria U17, Shqipëria U19

Njoftim i Kukësit:

Zenel Gavazaj është zyrtarisht futbollisti i Kukësit! Mesfushori i djathtë ka firmosur me skuadrën tonë një kontratë 2 vjeçare dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega ditën e nesërme.

Gavazaj është një futbollist që e njeh mirë skuadrën tonë, duke qenë se stërvitet prej muajsh me ekipin. I ardhur nga një dëmtim, Gavazaj ka arritur të riaftësohet dhe të stërvitet normalisht me ekipin, por pa mundur të regjistrohet brenda afatit për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin që mbaroi.

20-vjeçari i talentuar ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë, ku së fundmi ka qenë pjesë e Shqipërisë U19, teksa te Kukësi gjen edhe vëllanë e tij, Enis Gavazajn. Mirë se vjen Zenel!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco