Bojkot kampionatit/ Klubet e Superiores i vendosin kushte qeverisë

Bojkot kampionatit/ Klubet e Superiores i vendosin kushte qeverisë

14:22, 05/08/2020

Liga e Futbollit Profesionist vendos bojkotimin e kampionatit. Ndryshimet ligjore për sportin nuk kënaqin aktorët e futbollit shqiptar. Pas një mbledhje të gjatë me përfaqësuesit më të lartë të FSHF-ës dhe klubeve pjesëmarrëse në Superligë, Liga e Profesionistëve të Futbollit ka dalë me një vendim drastik duke bojkotuar sezonin e ri nga 12 shtatori e në vijim deri në plotësimin e kërkesave të reja.

NJOFTIMI

Liga Profesioniste e Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

-Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.
-Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.
-Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.
-Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e  në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shqiptari05/08/2020 15:12

PSE CFARE PRISNIT JU NGA SATRAPI I SURRELIT??!!! ME TE VERTETE I BESUAT PREMTIMEVE DHE FJALEVE TE TIJ MASHTRUESE!!! AI ESHTE VETEM SIMBOLI I SHKATERRIMIT DHE I RRENIMIT TE GJITHCKAJE NE SHQIPERI. E SI MUND TE JETE NDRYSHE NJE INDIVID I SHKATERRUAR FAMILJARISHT, MENDERISHT DHE MORALISHT!! AI SI NJE HAJDUT ORDINER VODHI DHE GRABITI GJITHCKA NE SHQIPERI! AI SI NJE I SEMURE PSIQIK SHKATERROI SISTEMIN SHENDETESOR NE SHQIPERI!! AI SI NJE NJERI PA SHKOLLE, E SHKATERROI SISTEMIN ARSIMOR!!! AI SI NJE ARTIST I DESHTUAR MEDIOKER E SHKATERROI ARTIN SHQIPTAR!!! AI SI NJE SPORTIST I PAAFTE DHE I DESHTUAR E SHKATERROI SPORTIN SHQIPTAR!! AI SI NJE HILEQAR E MASHTRUES ORDINER QYSH NE FEMIJERINE TIJ, VETEM MASHTRON, GENJEN, OFENDON DHE INJORON KEDO QE I DEL PERPARA, MJETI I TIJ I VETEM ESHTE FASADA, FJALET E BUKURA DHE PROPAGANDA!!! HABITEM SE SI ARRITEN SHQIPTARET QE TI BESOJNE JETET E TYRE PREJ 8 VITESH KETIJ MONSTRE TE PASHPIRT, KETIJ KRIMINELI ORDINER!!! SI MUND TE PRISNI SHPETIMIN TUAJ NGA NJE HAJDUT ORDINER!!!

Shto koment

Denonco