Moggi: Dikush ta frenojë Conte-n, ai flet shumë dhe gjithmonë për t’u ankuar

Moggi: Dikush ta frenojë Conte-n, ai flet shumë dhe gjithmonë për t’u ankuar

14:01, 05/08/2020

Deklaratat e lëshuara nga Antonio Conte në përfundimin e sfidës kundër Atalantës, e vlefshme për javën e fundit të Serisë A, kanë bërë të diskutohet gjatë ditëve të fundit.

 “Me situatën e qetësuar do të bëhen reflektimet e duhura. Personalisht ka qenë një vit shumë i ndërlikuar, ta përfundojmë sa më shpejt. Duan të më dhurojnë Mesin? Vetëm unë e di çfarë m’u desh të bëja për të më blerë Lukakun. Më besoni! Në fund të vitit do të bëj vlerësimet e mia”, u shpreh trajneri menjëherë pas fitores 0-2 në transfertën e Bergamos, e luajtur të shtunën e kaluar.

Në rreshtat e tij në “Libero”, ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi, ka bërë analizën e tij: “Çështja që duhet të shqetësojë Interin varet vetëm nga deklaratat publike të bëra nga Conte që e bënë në fund të shpërthente, siç ka bërë edhe në raste të tjera.

Mes trajnerit dhe klubit, ky i fundit është fajtor, së paku sipas Conte, pasi klubi nuk e kishte ndihmuar atë kur kishte nevojë. Por, mendoj se dikush duhet ta frenojë: është një trajner i zoti, por flet shpesh publikisht dhe gjithmonë për t’u ankuar. Sikur dëshiron të tregojë se sukseset e munguara nuk kanë qenë asnjëherë faji i tij, por i të tjerëve”, ka shkruar ish-drejtuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco