FOTO/ Do të luaj në Kroaci, Kallaku: Kënaqësi kur të përcjellin legjendat e Lokomotivës së Durrësit për te...

FOTO/ Do të luaj në Kroaci, Kallaku: Kënaqësi kur të përcjellin legjendat e Lokomotivës së Durrësit për te...

13:29, 05/08/2020

Sherif Kallaku ka bërë një hap të madh në karrierën e tij futbollistike, duke qenë se është larguar nga Teuta për të luajtur në Kroaci me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.

Në një foto të postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram , mesfushori 22 vjeçar shihet në portin e Durrësit krah legjendave të futbollit durrsakas si Maksut Leshteni, Fatmir Hima, Agim Çela, Niko Jani, Isuf Idrizi dhe Edmond Zalla, të cilët kanë dalë për ta përcjellë e për t’i uruar fat Kallakut në aventurën e re.

 

“Kënaqësi e madhe të të përcjellin legjendat e Lokomotivës së Durrësit për te Lokomotiva e Zagrebit”, shkruan Kallaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco