Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Perez: Nuk e meritoja të shitesha nga Barça

Perez: Nuk e meritoja të shitesha nga Barça

12:40, 05/08/2020

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Carles Perez beson se nuk e meritonte të shitej nga klubi në janar.

Tani në Romë, 22 vjeçari foli për situatën e tij aktuale dhe dha disa detaje për atë që ndodhi me Blaugranët.

“Që kur isha lojtar i të rinjve, unë kisha oferta të largohesha nga Barcelona, disa prej tyre nga Anglia”, i tha spanjolli “EFE-së”.

“Edhe kur isha te Barcelona B kam pasur oferta nga skuadrat e mëdha dhe gjithmonë kam thënë jo sepse kam dashur të shkoj në ekipin e parë [Barcelona]”.

“Atëherë unë i kisha mundësitë e mia dhe mendoj se i shfrytëzova më së shumti prej tyre. Në fakt, madje kam marrë një kontratë si një lojtar i ekipit të parë”.

”Jam befasuar kur pashë vendimin e tyre për të më larguar. Mendoj që nuk e kam merituar”, përfundoi Perez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco